I dërgoi mesazhe me përmbajtje erotike të miturës, arrestohet i dyshuari nga Prizreni
Është arrestuar një person në Prizren.I njëjti gjatë muajit shkurt-mars 2023, ka ngacmuar seksualisht përmes rrjeteve sociale një të mitur, duke i dërguar mesazhe me përmbajtje erotike.“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes rrjeteve sociale i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike viktimës femër kosovare e mitur. I dyshuari në dëshminë e tij ka pranuar se i ka dërguar mesazhe viktimës”, ka njoftuar policia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.