Investimi i tanishëm po mendojmë se do të mundësojë ndihmë të madhe për orientimin e qytetarëve tha kryetari Haskuka dhe drejtori Hajdari

0

               Pas reformave që kemi sjellë në Administratën Komunale dhe rregullimit të tërësishëm të objektit, sot së bashku me drejtorin Osman Hajdari, kemi bërë përurimin e projektit për infografikë dhe sinjalizim, përmes së cilit qytetarët do të informohen në mënyrë më të lehtë në lidhje me procedurat dhe shërbimet komunale.

Duke e funksionalizuar këtë projekt, tanimë si Komunë e Prizrenit e kemi përmbushur edhe kriterin e fundit të Bankës Botërore për transparencë dhe llogaridhënie.

Po ashtu, aktualisht jemi duke punuar edhe për rregullimin e zyrave të tjera të Administratës Komunale, në mënyrë që punonjësve t’i sjellim një ambient sa më të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të punës.

Falënderoj drejtorin Hajdari për përkushtimin e dhënë për realizimin e reformave të thella në ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarë. Sot, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari bënë përurimi e projektit “Infografika dhe sinjalizimi në objektet e Administratës” ku fillimisht ata i bënë një vizitë gjithë ndërtesës së administratës e më pastaj lidhur me këtë projekt ka folur kryetari Haskuka i cili falënderoi drejtorinë e Administratës dhe të gjithë ata që kanë punuar në këtë projekt, Por, ai tha se kjo tashmë është bërë edhe një pjesë e konsideruar që të lehtësojë mundësinë e çasjes sa më të mirë dhe shenjëzimin e zyrave ku punojnë zyrtarët për tu shërbyer qytetarëve.  Derisa për projektin në mënyrë më të detajizuar shpjegoi drejtori Osman Hajdari i cili më këtë rast pohoi se ky projekt kap lartësinë prej 28 mijë euro, kurse këtë punë dhe infografika janë me qëllim të ofrimit të kushteve sa më të mira për qytetarët, kurse në anën tjetër me këtë projekt po mundohemi që ti finalizojmë të gjitha investimet së paku për një dekadë të ardhshme. Projektin në fjalë e kanë mirëpritur edhe qytetarët sepse tashmë edhe vula zyrtare e komunës në hyrje është bërë edhe për të njoftuar zyrtarisht objektin në fjalë dhe janë hequr edhe reliktet e dikurshme të kësaj ndërtese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *