Krushja e vogël e dhembjeve të mëdha u tha me rastin e 24 vjetorit të përkujtimit
Sot, ne 24 vjetorin e përkujtimit të rënies së martirëve të Krushës së Vogel morën pjesë presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryetari komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, ai Rahovecit Smajl Latifi ,shoqata të dala nga lufta ishte Andin Hoti, Nait Hasani e shumë personalitete tjera . Fillimisht kryetarja e fshatit, Shpresa Shehu, tha se me dhimbje e lotë janë duke përkujtua 113 të vrarët në këtë fshat.Edhe ky përvjetor, si vitet e tjera, na gjen në ankthin e pritjes. Me dhimbje e lot sot përkujtojmë 113 familjarë të moshave të ndryshme që u vranë e u zhduken nga serbët. Sot ne kujtojmë 113 të vrarët në mënyrën me makabre që njeh bota. Në këtë përvjetor, ne kujtojë fëmijët e vrarë, nxënësit që ishin në bankat fillore, kujtojmë studentët, ëndrrat e të cilëve për të ardhmen u ndërprenë. Burra e pleqnarë, njerëz të pafajshëm qe u vranë vetëm për shkak se ishin shqiptarë. Presidentja Vjosa Osmani ka marr pjesë edhe në përkujtimin e masakrës në Krushë të Vogël, ku tha-Kurrë nuk do të harrojmë dhe kurrë nuk do të falim për krimet që janë kryer kundër popullit të pafajshëm të Kosovës. Edhe sot 60 nga më të dashurit tuaj janë në mesin e të zhdukurve me dhunë njësoj sikur edhe mbi 1 mijë në gjithë Kosovën .Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se liria e Kosovës është rezultat i një sakrificë dhe lufte e popullit të Kosovës.Të përkujtojmë barbarizimin e një regjimi i cili i takon të kaluarës, të përkujtojmë gjithë atë terror që disa prej ne kemi përjetuar, kemi humbur fëmijë, nxënës dhe kemi akoma të pagjetur, andaj gjithë kjo e vështirëson një lëvizje përpara pa u zbardhur fati. Kryetari i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur Andin Hoti, lexoi mesazhin e Erza Shehut, vajzës se vogël nga Krusha e Vogël, e cila ka humbur më të dashurit e saj. Ajo përmes atij mesazhi kërkonte drejtësi.
Edhe Hoti tha se asnjëherë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës. “Kur vij në Krushë të vogël dhimbja më shtohet. Ky mesazh tregon më së miri dhimbjet që serbët shkaktuan. Kjo tregon që ne duam drejtësi dhe për këtë ne do të luftojmë o në Bruksel o kudo në botë. Pas fjalimeve u bënë homazhe në varrezat e Krushës së vogël/qendrapress.com/