Kryetari i Vlorës thirrje kosovarëve: Ejani te ne, do të jeni të mirëpritur si në shtëpinë e vëllait
Bukuritë që karakterizojnë shtetin shqiptar janë të mahnitshme, prandaj për të shijuar madhështinë e tyre, shumë shqiptarë nga Ksoova vizitojnë ato rregullisht.Të mbërthyer nga bukuritë që ka Vlora, secili e secila donte të memorizonte bukuritë e saj.
E përveç atraksionit e hijeshisë që ky vend historik ka, mbanë gjallë edhe pasione të lashta të shndërruara në profesione të perfeksionuara. Për gjithë qetësinë e argëtimin që ky vend fal, ai ngelet patjetër destinacion i secilit që dëshiron të kaloj pushime të paharrueshme.E vlonjatet me zemrën plot thërrasin kosovarët që të vinë në vendin ku mori jetë pavarësia e Shqipërisë Ushqimet tradicionale plotësojnë shijet e llojllojta te turistëve e ajo nuk harrohet lehte E turistet po ftohen edhe nga ata që drejtojnë këtë qytet.Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, teksa komenton hapjen e sezonës, me theks te veçantë flet për dyert e hapura për kosovarët.Kurse, Azem Bujupi nga platforma trip to Albania i cili është udhërrëfyes për informacione turistike në Shqipëri dhe jo vetëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit në zhvillimin e turizmit.Mbrëmjet në qytetin e vlonjatëve janë plot energji e pozitivitet, qe krijojnë një gjallëri si rrallëkund.Vlora hapi se zonën e saj me shpresën që më shumë se dy vite ngulfatëse të pandemisë të mos përsëriten më.Me shpresë të njëjte edhe Durrësi hapi sezonën e verës.Këtu deti ka filluar të shfrytëzohet derisa turistët do kenë mundësi të akomodohen në hapësirat më të mira të hoteleve që ofron ky qytet.Ushqimet tradicionale janë një veçori unike që karakterizon këtë zonë derisa profesionalizmi dhe kënaqësia është synimi kryesor i hotelierëve.Hapësira komode e pamje të mahnitshme japin momente te paharrueshme.Prandaj jo rrallë herë edhe turiste italiane zgjedhin e nuk e ndërrojë Durrësin si destinacion. Shumë turistëve të huaj, Shqipëria i është kthyer në një shtëpi të dytë.E Mimoza e cila për shumë vite ka jetuar jashtë shtetit ku ka lindur ka bërë thirrje gjithë rinise të mos ikin por të punojnë për Shqipërinë.Ne këtë vend destinacionet për të pushuar e argëtuar janë te shumta.Bukuritë natyrore janë te shpeshta, kurse mikpritja vërehet çdokund.Është kjo Shqipëria që ju pret. /T7/