Tragjike: Tre persona u mbytën nga rënia në lumë dje në Kosovë, në mesin e tyre dy fëmijë

                                Tre persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e rënies në lumë gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Klinë, Mitrovicë dhe Dragash, në dy komunat e fundit viktimat janë fëmijë. Mëngjesin e së dielës në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, disa peshkatarë kishin tentuar ta nxjerrnin një trup që e kishin parë, por më pas u lajmërua policia dhe FSK-ja. Trupi i pajetë i viktimës u nxor nga lumi gjatë ditës së diel.“Ekipet Kërkim-Shpëtimit për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit, pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete”, ka njoftuar FSK.Tragjike, tre persona u mbytën nga rënia në lumë dje në Kosovë, në mesin e tyre dy fëmijëTre persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e rënies në lumë gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Klinë, Mitrovicë dhe Dragash, në dy komunat e fundit viktimat janë fëmijë, shkruan Gazeta Express.Mëngjesin e së dielës në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, disa peshkatarë kishin tentuar ta nxjerrnin një trup që e kishin parë, por më pas u lajmërua policia dhe FSK-ja. Trupi i pajetë i viktimës u nxor nga lumi gjatë ditës së diel.“Ekipet Kërkim-Shpëtimit për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit, pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete”, ka njoftuar FSK.Pamje kur FKS gjeti trupin e pajetë në Deiq të Klinës
Pasditen e djeshme është gjetur një fëmijë pa shenja jete në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Vaganicë të Mitrovicës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur) Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha ai për Reporteri.net.Gjithashtu u raportua se jetën e ka humbur edhe një 6-vjeçar si pasojë e rënies në lumin e fshatit Radeshë të Dragashit.