Kuvendi debat të jashtëzakonshëm për gjendjen e shëndetësisë dhe sigurimet shëndetësore

                  Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin nga Kuvendi i Kosovës.

“Seancë e jashtëzakonshme në orën 10:00. Rendi i ditës : Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Kjo seancë vjen pas kërkesës së grupit parlamentar të AAK-së. Kështu bëri të ditur ditë më parë deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj.

“AAK si Grup Parlamentar ka filluar një nismë që ditën e enjte të bëhet një debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi dhe mungesën e sigurimeve shëndetësore”, thotë ai.

Dreshaj tha se ligji për sigurime shëndetësore nuk është as në agjendën pranverore.

“Vazhdojmë të jemi vendi i vetëm në rajon pa sigurime të mirëfillta shëndetësore, vazhdon lista e pritjes, trajtimi i pacientëve jashtë Kosovës. Ne kemi ftuar debat parlamentar, dhe do ta mbyllim me një rezolutë, që besojmë që do të mbështetet edhe nga pozita”, u shpreh ai. /Telegrafi/