Lajm plotë trishtim;ndahet nga jeta Indir ( Selman ) Gutaj, në moshën e re 32 vjeçare.

Me dhimbje të thellë dhe zemra të thyera njoftojmë ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë, Indir ( Selman ) Gutaj, në moshën e re 32 vjeçare. Largimi i tij i parakohshëm na ka lënë një boshllëk të madh që nuk do të mund të mbushet kurrë. Ai ishte dritë për familjen, shok i rrallë për miqtë dhe njeri me zemër të madhe për këdo që pati fatin ta njohë. Kujtimi i tij, buzëqeshja dhe mirësia që shpërndante do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona.
Në këto momente të rënda, dhimbja është e pamasë, por dashuria për të do të mbetet e përjetshme. Ceremonia mortore do të zhvillohet në praninë e familjarëve, të afërmve dhe miqve. Bëhet sot me Iqindi ne varrezat e fshatit Dobrusht
U prehtë në paqe dhe i qoftë i lehtë dheu.