Memli Krasniqi në vendlindjen e Hashim Thaçit: UÇK-ja është ADN-ja e PDK-së
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në vendlindjen e Hashim Thaçit, në Burojë, ku tha se pa mbështetje të jashtëzakonshme për Partinë Demokratike të Kosovës. Në një postim në Facebook, Krasniqi tha se atmosferë e njëjtë mbizotëroi edhe në takimin me qytetarët e Klinës së Epërme, në përkrahje të kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.“Drenica, bastioni jonë i pathyeshëm i ka dhënë Kosovës projektin më të madh kombëtar – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që është ADN-ja e Partisë Demokratike të Kosovës. E, Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur për ta rimarrë qeverisjen në Skenderaj, sepse ky qytet dhe Drenica në tërësi, meriton të qeveriset dinjitetshëm. UÇK është zemra e Kosovës, ndërsa PDK është në zemrën e Drenicës. Dhe, adresa e vetme e PDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit është numri 177.”, shkruan ai.