Çaste poetike me poeten;Brixhilda DEDE

MARREZI E BRISHTE

———————————

Orët rrëndojnë mbi shpine,

Si një ure mbi to  mbartur

Këmbët ndier te akullta

përmes ujit luhatur

Sot është një dite me diell,

Natyra flet pa zë,

Porse, memece ndihej,

Mes vetmisë kryeneçe qe kangjellat ngre

Është një dite e gjate,

si Don Kishot udhëtuar,

Ta ndaj ne copëza te vogla përpjekur,

Dhimbjen për ta shuar

***

Ajo, ishte një dite e zakonshme

Te paharruar e beri ti,

Telefoni rrene pa reshtur,

Mbrëmjes, darkuar te dy

***

Ajo Ishte një dite e zakonshme

Tashme,

Relikte ne memorie mbetur

Pak gëzim prej saj vene c’ do dite

Çajin e mëngjesit, hedhur

***

Dhe,..

Sytë shkëlqyer, plot hijeshi

Vargjet pulsuar ajrit,

Si një e brishte marrëzi,

Pëshpëritje romancash,

Netëve ne puhi

Brixhilda Dede @ 📖🖋️ 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published.