“MËRGATA SHQIPTARE NË GJERMANI”, BOTIM ME VLERA TË LARTA KOMBËTARE- Shkruan: Xhemile ALIU
Këto ditë mora librin e e çmuar që më dërgoi miku ynë, poeti dhe shkrimtari i devotshëm, z.Argjend Hasani , me titull ”Mergata shqiptare në Gjermani^. Një projekt gjithëpërfshirës për mergatën në Gjermani, që në numër është shumë e madhe. Ky libër është punuar në pesë kapitu, ku secili në vete është i një rendësie te veçantë. Libri së pari trajton fillet emigrimeve të para në Gjermani, aty nga vitet 60-70-të të shekullit që lam pas, duke përshkruar shkaqet e emigracionit ekonomik, po aq edhe politik, që ishin si pasojë e përndjekjes së pushtetit serbo-jugosllav të asaj kohe, ku mbi shqiptarët ushtrohej dhunê dhe terror i vazhdueshëm, me qëllim denigrimin, nënshtrimiin dhe largimin e popullatës shqiptare nga vatrat e lashta stërgjyshore. Autori vënë në pah gjithë problematiken e emgirimit nepër etapa deri në ditët e sotme. Me një finesë të veçantë, përshkruan organizimin mërgatës në sherbim të çeshtjes kombtare te pa zgjidhur te asaj kohe por edhe sot që vazhdon të jetë ende tërêsisht e pazgjidhur, si dhe margjinalizimi që po i behët edhe sot duke përvetësuar gjithçka që është e mundur me ndihmën e faktorit te jashtëm, dhe mos vigjilencën e faktorit të mbrendshëm që për qellime vetjake po denigrojnë skajshmërisht procesin e shtetndërtimit dhe te njohjës se shtetit tonë, për të cilin u derdhë shumë gjakë e sakrificë për të ardhur deri këtu. Autori ka berë nji punë të madhe ne mbledhjen, përpunimin dhe sistematizimin e shënimeve që në numër janë të shumta dhe me një përpunim dhe qasje dhe vemendje të lartë të ka prezentuar zhvillimet e gjithmbarshme në diasporë, që nga organizimet e para, demonstrimet nëpër etapa për informimin e faktorit ndërkombtar dhe sesibilizimine tij, për atë se çka po ndodhte me këtë popullatën shqiptare.
Autori në këtë botim vënë në pah edhe përpjekjet e diasporës shqiptare për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar, përmes hapjes së shkollave shqipe, aty ku ekzistonin mundësitë dhe rrethanat, si dhe përpjekjet e mesuesve shqiptarë, që ne keto rrethana sadopak, fëmijët dhe të rinjët tanë të paisen me njohuri themeltare për gjuhën dhe historinë kombëtare. Njikohësishtë vëmendje të veçantë, i kushton krijimit të shumë shoqatave kulturore, artistike dhe atdhetare, dhe klubeve si dhe të shoqatave humanitare që kishin dhe kanë vetëm një qellim, ndihmën për atdheun, ruajtjen e kultivimin e traditës sonë kombtare, me një fjalë kanë për qëllim, gjallërimin e mërgatës, kultivimin e ruajtjen e brumit te kulturës kombëtare dhe identitetit tonë kombëtar, përmes aktivizimit të gjithansheën ne dobi të promovimit të këtyre vlerave.
Një kapitull i veçantë dhe shumë i çmuar është edhe prrzentimi i gjithë spektrit ttë bizneseve shqiptare, të cilat me ndihmën dhe akdionet e organizuara ndihmuan dhe vazhdojnë ta nduhmojnë atdheun me një përkushtim të madh.
Kapitulli i fundit dhe i një rendësie te veçantë është ai i prezentimit të krijuesve të artit, pikturës dhe gjithë spektri krijues që zhvillohet në diasporë, duke filluar nga letërisia, arti si piktura dhe skulptura. Ku lirisht nga përmbledhja e ketij materiali të krijesve mund te dali dhe një projekt-botim në vete.
Në fund s’më mbetet tjetër, veç se ta përgëzoj autorin e Argjend Hasani, për këtë botim, sa me vlerë aq edhe voluminoz ku është derdhur mund, vemendje dhe djersë për punimin dhe përkushtimin e dhënies së formes meritore të këtij botimi me vlera kulturore dhe atdhetare.
Përshendetje miku ynë, Argjend Hasani, Ju përgëzoj për këtë punë të vyer dhe me vlerë, dhe Ju uroj punë të mbarë dhe të palodhshme në botime tjera me vlerë kombëtare.
Mirënjohje dhe falenderim i veçantë për librin, që unë tsnimë e kam vendosur në bibliotekën time.
Ju pershendes përzemersisht, ngaunë :
Xhemile Aliu
Krijuese ne Gjermani
10-09-2020
Gjermani