Mytaher Haskuka për aktakuzat ndaj zyrtarëve të Prizrenit: Të gjitha janë politike
Kryetari aktual i Prizrenit, njëherësh dhe kandidat për një mandat të dytë nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka ka folur në lidhje me aktakuzat të cilat janë ngritur ndaj një numri të madh të zyrtarëve të komunal gjatë udhëheqjes së tij.Ai në emisionin CONTEXT në ATV, ka thënë se të gjitha aktakuzat janë politike, duke përmendur rastin e drejtoreshës së arsimit e cila akuzohet se nuk ka deklaruar pasurinë.“Ata që kanë qenë në aktakuza janë të gjitha politike, drejtoresha e arsimit është në aktakuze sepse nuk ka deklaruar pasurinë në thonjëza, këtë e them sepse ajo e ka dërguar e-mail’in me kohë”, tha ai.I pyetur nëse janë politike të gjitha aktakuzat edhe ndaj drejtorëve të tjerë si ai i financave, shërbimeve publike, i inspektoratit, i kadastrit, Haskuka është përgjigjur prerë.“Krejt aktakuzat janë politike”, ka thënë ai. /ATVLIVE/