Në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale ‘’Ymer Prizreni’’inaugurohen Qendra e Karrierës dhe Kabineti i Kuzhinës

0

Shkolla e mesme e Lartë ‘’Ymer Prizreni’’ sot, e ka shënuar Ditën dyerve të hapura’’ si dhe ditën e shkollës e ku me këtë rast është bërë përurimi edhe i Qendrës së Karrierës e në kuadër të kësaj u përurua edhe kabineti i kuzhinës, Në këtë event pos përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, mori pjesë edhe edhe kryetari i komunës Myther Haskuka , shumë afaristë dhe shoqatave të bizneseve , ku bashkërisht bënë edhe inaugurimin e Qendrës së Karrierës dhe Kabinetit të Kuzhinës, në kuadër të javës së dyerve të hapura të Shkollës së Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni”.Fillimisht për punën dhe arritjet e kësaj sholle foli drejtoresha e kësaj vatre shkollore Myvedete Gavazaj, duke theksuar se tani më kompletimi i kësaj shkolle ka qëllim që të nxjerr sa më shumë kuadro profesionale e cila falë kuadrit dhe bashkëpunimit që ka edhe me biznese këtë po e arrin. Inseere Pas kësaj Kryetari i komunës Mytaher Haskuka edhe njëherë ka uruar përurimet që po bëhen në këtë shkollë dhe se tashmë ekonomia dhe shkollimi po përbashkohen me qëllim të një arsimimi profesional. Prandaj këtu edhe kemi shumë fusha profesionale të cilat do të shërbejnë për tregun e punës në Kosovë tha ai.  Drejtoresha e Arsimit Xhemile Vezgishi me këtë rast falënderoi përfaqësuesit prezentë që po marrin pjesë në këtë përurim të Qendrës së karrierës dhe Kabinetit të kuzhinës, e kjo jep shpresë se të gjithë këto që po bëhen në mjediset e shkollës janë të mirëpritura tha drejtoresha.  Përfaqësuesja nga Ministria e Arsimit Valbona Fetiu Mjeku foli për të arriturat tashëm që ka shënuar kjo shkollë duke mos kursyer lëvdata të shumta në adresë të këtij kolektivi . Edhe përfaqësuesi i shoqërisë Civile Dukagjin Nishiqi e përshëndeti këtë përurim dhe pastaj foli për cilësinë Kabinete të kuzhinës dhe për Qendrën e karrierës,  Në këtë event morën pjesë nënkryetari i komunës Visar Shehu, shumë biznesmen të cilat edhe e kanë përkrahur vazhdimisht në aktivitete këtë shkollë si Prof Refki Hoxha nga Oda Afariste , pastaj kryetar i Odës së zejtarëve të Prizrenit Afrim Tejeci, përfaqësues të Universiteteve si nga UPZ, UBT e të tjerë .Dyert e hapura të kësaj shkolle janë deri me 2 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *