Nesër mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

                              Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të takohen të hënën në Prishtinë. Në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive pritet që të nënshkruhen disa marrëveshje.“Marrëveshje që pritet të nënshkruhet do të përfshijnë fushat si ajo e arsimit, drejtësisë, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit, e sigurisë por jo vetëm”, tha Kryeziu për Front Online.“Disa prej marrëveshjeve janë lehtësimi i procedurës për lejeqëndrim 5 vjeçar për shtetasit e të dy vendeve; Hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash); Lehtësimi i procedurës për njohjen dhe njësimin reciprok të diplomave”, shtoi tutje ai.Ndërsa i pyetur se sa po gjejnë zbatim këto marrëveshje, Kryeziu tha se nga zbatimi i marrëveshjeve që janë nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar kanë arritur rezultate të mira.“Sa i përket marrëveshjeve të nënshkruara më 26 nëntor 2021, në Elbasan, të njëjtat kanë gjetur zbatim pa problematika, dhe janë arritur rezultatet si në vijim” tha ai.Përveç këtyre, zëdhënësi i Qeverisë tha se janë edhe katër marrëveshje tjera për të cilat po punohet që të fillojnë zbatimin.“Gjithashtu janë në proces të zbatimit edhe marrëveshjet e tjera, për të cilat po punohet për aspektet teknike, sikurse janë: Rregullimi i regjimit të trafikut lokal të kufirit; Lehtësimi i procedurave të kalimit të kufirit në pikën Vërmicë-Morinë; Studimi i fizibilitetit për segmentin hekurudhor Durrës-Prishtinë; Njohja e ndërsjelltë e sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve”, tha ai.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, foli edhe për marrëveshjet e mëparshme të cilat janë arritur ndërmjet dy Qeverive. Ai tha se gjithsej janë 127 marrëveshje, por që rezultati i tyre është i paprekshëm për qytetarët e të dyja shteteve.“Ndërsa marrëveshjet e mëparshme janë 127 (pa përfshirë marrëveshjet e nëntorit). Marrëveshjet e mëparshme, në tërësi janë të përgjithshme dhe në jo pak raste pa efekt të prekshëm drejtpërdrejt nga qytetarët në Shqipëri dhe Kosovë”, deklaroi ai.Mbledhja e fundit e qeverive Kosovë-Shqipëri u mbajt në fund të nëntorit të shkuar në Elbasan ku u nënshkruan disa marrëveshje.Mbledhja e përbashkët e Mbledhja e parë u mbajt më 11 janar 2014 në Prizren, ku kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Hashim Thaçi e cilësuan këtë ngjarje si historike për të dy vendet dhe nënshkruan deklaratën për partneritet strategjik.