NUK ËSHTË JUVENTUS E AS INTER SKUADRA ME MË SË SHUMTI GOLA NË SERIE A

0

            Nuk është Juventus e as Inter skuadra me më së shumti gola në Serie A

Ndonëse Juventus lider në Serie A dhe ekip kampion për tetë vjet rresht, nuk është skuadra që po shënon gola më së shumti këtë sezon në kampionatin italian.

As Inter e as Lazio nuk e kanë këtë epitet si ekipi me më së shumti realizime në porta kundërshtare, por është ekipi fantastik Atalanta.

80 gola i ka shënuar ekipi nga Bergamo në 28 ndeshje sivjet vetëm në Serie A, që i bie 2.86 gola për një ndeshje.

Zi-kaltrit aktualisht janë në pozitën e katërt në tabelë me 57 pikë.

17 fitore, gashtë barazime e pesë humbje janë statistikat sivjet për këtë skuadër.

Nëntë fitore rresht i ka ekipi në nëntë ndeshjet e fundit.

Nga ora 19:30, Atalanta pret Napolin për tu ndeshur në kampionat.

Ilicic e Muriel kanë nga 15 gola deri tash, kurse një më pak ka Zapata.

Atalanta është kualifikuar edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që është arritja më e madhe dhe historike për klubi, pasi për herë të parë kanë prekur këtë fazë në këtë garë.

Skuadra në Raundin 16, eliminoi Valencian me rezultat 8-4 nga dyja ndeshjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *