Opinione për’’QendraPress -Lule Alidema, psikologe klinike- Përgjegjësia për ndryshim gjendje bie mbi çdo individ të vendit pa dallim_
Rastet e dhunës në shoqëri veçse po rriten, dhe mendoj se sot është momenti i fundit kur ne si shoqëri duhet të mobilizohemi për ta ndryshuar këtë gjendje tejet të trishtueshme. Nuk duhet të heshtim siç bëmë deri tani, dy ditë diskutohet skandali apo tragjedia dhe pastaj harrohet, jo më nuk ka kohë të mjegullohen problemet, por secili të filloj të kontribuoj në mirëqenie të përbashkët. Obligim ka secili të kontribuoj duke filluar nga familja e vet dhe ta merr me seriozitet çdo sjellje apo problem të familjarit që shihet si anormale. Kur bëhet fjalë për dhunë çfarëdo qoftë ajo, nënkupton një gamë të gjerë fajtorësh e faktorë, duke filluar nga familja, shoqëria, institucionet e deri te instancat më të larta shtetrore. Tash, veçse nuk mbeti kohë të gjykojmë si e kush, apo të kërkojmë për fajtorë sepse tashmë format e dhunës nuk janë raste por u bën dukuri që vërtetë duhen të shihen si rrezik në shoqëri. Nëse ndalem të them se nga çka erdhi kjo gjendje dyshoj se duhet gjatë të shkruaj sepse dhuna si sjellje fitohet herët, dmth duhet filluar me analiza që nga fillimi i personalitetit të njeriut që ndikohet nga trajtimi në fëmijëri, trajtimi gjatë rritjes, stili e rrethanat cilat jeton njeriu, historiku për mundësitë e sëmundjeve trashëguese mendore, aspekti material etj, e që gjitha këto janë kontribuues nëse një person shfaqë sjellje dhunuese ose jo. E, sikur ndalemi ti analizojmë mundësitë e pamundësitë e kritereve të lartcekura (historiku nga fëmijëria etj.) dyshoj se mund të janë shumë arsye që njeriu sot mund të shfaqë çrregullime psikologjike apo të jetë person dhunues. Veç tjerash dmth trajtimit, dihet se populli ynë kaloi periudha të rënda para dhe pas luftës. Sado që besojmë se nuk dëmtoi nga aspekti psikologjik krahas atij material, kuptohet se po, është e padiskutueshme që një shoqëri të përjetoj luftën e të mos dëmtohet nga aspekti psikologjik, ku ky dëmtim mendoj se do të përcillet edhe breza tutje. Pastaj ishte pandemia, plus një arsye për ti zgjuar nga gjumi pasojat e luftës (traumat), pastaj kriza ekonomike, poashtu zhgënjimet ndër vite për pritshmërinë e shtetndërtimit që nuk u arrit në mënyrën më të mirë apo siç shoqëria e priti, dhe gjitha këto apo janë plotë arsye që njeriut sot i deformohet personaliteti për tu bërë njeri i dhunshëm. Andaj përgjegjësia për ndryshim gjendje bie mbi çdo individ të vendit pa dallim, mbi çdo institucion e deri te Qeveria e Kosovës./www.qendrapress.com/