Përkujtohen Beteja e Landovicës dhe bëhet zyrtarizimi i riemrimit të shkollës se fshatit.

                        Sot, u përkujtua 26 marsi i vitit 1999, beteja e Landovicës e cila filloi me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë e ku morën pjesë udhëheqës të dala nga lufta deputeët të Parlamentit të Kosovës Artan Abrashi e Arbër Rexhaj, zytar të komunës së Prizreniit dhe shumë familje dëshmorësh dhe veteranë e ish komandant,të UÇK-së.Pas homazheve u bë shpalosja e pllakës së shkollës së Landovicës pas riemrimt e cila nga sot edhe zyrtarisht quhet ‘’”26 Marsi’’ që lidhet me betejën e lavdishme.Derisa ceremonia e këtij eventi u mbajtë tek lapidari i dëshmoërëve në Landovicë. Fillimisht për historikun e kësaj shkolle drejtori Besnik Berisha, foli se landovicasit ishin dhe mbeten arsimdashës, Andaj, edhe ndërtuan tri herë me vetë kontributin e tyre objekte shkollore.Nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, duke përshëndetur këtë takim përkujtimor tha se Landovica ishte e njohurdhe e tilllë do të mbahet mend. Në emër të fshatit rikujtoi pjesë të angazhimeve të landovicasëve që kanë bërë gjatë luftës Osman Çerreti, ish komandnat Çuni i cili edhe rikujtoi historinë atdhetare të landovicasëve nëpër periudha të ndryshme duke kulmuar më luftën e UÇK-së. Isa Berisha sekretar i OVL së UÇK-së duke folur për betejën e Landovicës tha se djemtë dhe familjet e fshatit ishin të angazhuar dhe u bënë pjesë kryesore e logjistikës në ZOP dhe mbarë Kosovën. Kurse ish komandanti i UÇK-së Nehat Basha tha se nga ky fshat atdhetar kemi kujtime shumë të mira, sepse djemtë e Landovicës ishin djem që palodhur e të pa frikësuar ishin në shërbim të Kosovës. Inserte Pas kësaj nxënësit shfaqën një prohram të pasur artistik për të pranishmit./qendrapress.com/