Personalisht mendoj se çështja e Kosovës është margjinalizuar, andaj duhet një Samit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

0

Prof. Nafije  Grejçevci Hoti, ,lidhur me kohën dhe afatin se kur mendoni që Serbia do ta njoh statusin e shtetësisë së Kosovës? Pohon ‘’Të gjithë jemi dëshmitarë të një gjenocidi të paparë, të një politike shoviniste serbe, kundrejt popullit tonë, kundrejt aspiratave tona liridashëse. Është një kalvarë i gjatë e i dhimbshëm represioni serb ndaj popullit tonë. Janë të njohura “tezat” qëllimkëqija të “akademikëve” serbë për shlyerjen e çdo dëshmie, se në këto troje kanë jetuar shqiptarët. Një qeveri si ajo serbe, që shpërnguli masovisht njē popull të pafajshëm, gjatë kohës së Rankoviçit, përkatësisht të Konventës Jugosllavo- Turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, dhe po me këto politika vazhdoj edhe pas LNÇ e deri në vitet 1990-ta, mendoj se njohja e Republikës së Kosovës nga ana qeverisë serbe, donë reflektim, kohë, kërkim falje dhe trysni ndërkombëtare. Personalisht mendoj se çështja e Kosovës është margjinalizuar, andaj duhet një Samit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *