Prof Amantina Pwrvizaj Kelmendi ; Përkundër respektimit normativ të deritanishëm, ne dështojmë në fund!
.Si e vlerësoni rritjen e numrit të rasteve të coronavirusit.Cilat forma i mendoni për të ardhmen? Prof Amantina Pwrvizaj Kelmendi tha;-‘’ Se cila situate jo e zakonshme, qoftë ajo sociale, politike apo shëndetësore, kërkon vetëdije të lartë për të vepruar drejtë! Aftësia për t’u bindur në rregulla dhe respektimi i normave për ne si shoqëri, lë shumë për të dëshiruar, prandaj pasojat negative në këtë raport pësohen në vazhdimësi. Duke pasur parasysh situatën e fundit të krijuar nga COVID-19, gjegjësisht rritjen e numrit të të infektuarve, pa dyshim se kemi të bëjmë me eskalim, dhe shëndeti nga aspekti primar, tashmë duket se ka kaluar në atë sekondar apo edhe terciar në ciklin tonë jetësorë.]
Për të ardhur keq!
Kur e gjithë bota e civilizuar në vazhdimësi pas 7 166 279 rasteve të prekura, mbi 400 000 të vdekur e 3 503 668 të shëruar, dhe kur virusi duket se ka humbur virulencën , thërret për vazhdim të masave mbrojtëse, e tek ne vlerat e kurbës së të prekurve sa shkojnë e rriten, dhe shëndeti i njeriut pëson debakël në raport me të gjitha vlerat tjera njerëzore dhe sociale, përkundër respektimit normativ të deritanishëm, ne dështojmë në fund! Tek raca njerëzore, konsiderojmë që avantazh evolutiv është dhe` frika`. Kjo paraqet emocion apo reagim emocional të fuqishëm përballë perceptimit të një rreziku të vërtetë dhe një ndjenjë shqetësimi të thellë, kur jemi përpara një rreziku që na kanoset drejtpërdrejt, apo përpara një rreziku të ardhshëm, përpara një fatkeqësie të padukshme si në rastin me Covid-19, ku ajo ka rezultuar në disbalancim të statistikave në raport me situatën e izolimit (kur frika rezultoi me nivel më të lartë të mbrojtjes), dhe tashmë në masa të zbutura (rezulton në anashkalim gati se total të masave mbrojtëse), dhe reflektim të pritshëm në situatën tashmë të adaptuar me faktorin e dëmshëm dhe pasojat, duket se do të jenë sa dramatike aq edhe destabilizuese në aspektin social dhe ekonomik!/qendrapress.com/
_________________________________________________
Durak Zyrapi,koordinator i zyrës regjionale në Institutit Shëndetësor; Masat nga të dhënat nga IKSHP nuk respektohen në përpikëri,
.Si e vlerësoni rritjen e numrit të rasteve të coronavirusit.Cilat forma i mendoni për të ardhmen? Durak Zyrapi,koordinator i zyrës regjionale në Institutit Shëndetësor tha:-‘’Duke parë numrin e shtuar të rasteve, shihet qartë se masat nga të dhënat nga IKSHP nuk respektohen në përpikëri, dhe ne si Inspektorat Sanitar të nivelit Qendror dhe lokal do të rrisim volumin e inspektimeve me qëllim të zbatimit të masave’’/qendrapress.com/
Msc.Kosovare Gjevukaj Psikologe klinike; Nëse kjo rritje vazhdon atëherë masat duhet të kthehen në gjendjen e mëparshme,
Si e vlerësoni rritjen e numrit të rasteve të coronavirusit. Cilat forma i mendoni për të ardhmen? Msc. Kosovare Gjevukaj Psikologe klinike thotë;-‘’ Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 tregon se masat e lehtësimit duhet të shqyrtohen , ndonëse edhe të transformohen në masa më të kufizuara.
Ky ndryshim drastik dhe i menjëhershëm mund të sjell stimulim në aspektin mental duke kthyer prapa ndjenjat e njëjta të panikut ,të frikës,ankthit tek njerëzit që i kanë përjetuar po ato emocione.
Mendoj që nëse kjo rritje vazhdon atëherë masat duhet të kthehen në gjendjen e mëparshme, që si rezultat të kemi mbrojtjen e qytetarëve së pari në aspektin fizik dhe shëndetësor e pastaj edhe në atë mendor.’’/qendrapress.com/
_________________________________________________________________