Qeveria Kurti 2 antitezë e zhvillimeve pozitiviste – Shkruan ;Bashkim N. Hoxha,analist politik

0

                         Nëntë muajt e qeverisjes Kurti 2 përveçse nuk na kanë dhënë sinjale të  ndryshimeve  pozitiviste  ashtu siç kanë premtuar. Stagnimet vendnumëro, për të mos thënë ecuritë resegresiviste po nxjerrin krye në trajta të dukshme, e vërejtëshme në dritën e diellit. Z. Kurti qysh në fillim të marrjes së mandatit e ka nisur me ankesa dhe akuza në drejtim të opozitës, ngaqë, sipas tij, të gjitha fajet për secilën ngecje të qeverisjes aktuale gjenden në 20 vitet e fundit.Që i bie se Kosova në këto njëzet e kusur vitet nuk u çlirua nga pushtimi 1 shekullor, nuk u pavarësua nga Serbia, nuk u njoh nga më shumë se 100 e kusur shtete, nuk u ndërtuan shkolla dhe nuk u themeluan universitete, nuk u ndërtuan autostrada, nuk pati zhvillim ekonomik, nuk pati rritje rrogash, nuk pati punësim, nuk pati themelim të policisë dhe ushtrisë së Kosovës, nuk lulëzuan dhjetëra e dhjetëra biznese etj. Shikuar me optikën e qeverisë së tanishme i bie se Kosova paska qenë para 20 viteve më mirë seç është tani e dy dekada! E çuditshme.Përtej nihilizmit të çdo të arritur, madje në mjaft raste edhe të vet sakrificës për liri dhe pavarësi shtetërore; mungesa e vizionit për një qeverisje më të mirë dhe mospasjes së projekteve konkrete afatshkurtër, afatmesme si dhe afatgjata  për të ecur përpara, qeveritarët e qeverisjes Kurti2 në të shumtën e kohës përpiqen ta mbulojnë me arrogancë të papërmbajtur me sulme kundër opozitës. E gjithë kjo e ka një shpjegim: mungesë totale e përgjegjësisë përkitazi me barrën që i ka dhënë sovrani më 14 shkurt 2021.

– Siç dihet historiku i LV-së nuk është aq i ri siç e thonë aty këtu për ta paraqitur si frymë të re. Jo, historia politike e Kurtit është po aq e vjetër sa e shumicës së liderëve tjerë aktual, në disa raste edhe  më shumë.Lufta për dominancë nëpërmjet propagandës, demonstratave herë paqësore e herë jopaqësore, me sulme verbale  fizike ndaj rivalëve politik, përpjekje të  vazhdueshme për primat  dhe përvetësim  të  vërtetave … kanë qenë ATU kryesore për ta arritur qëllimin e ardhjes në pushtet. Nisur nga ky vështrim, shumë prej mesh, qysh në gjysmën e parë të viteve të 2000’ta kemi dhënë opinionet tona rreth mundësive reale të fitimit të terrenit politik nga Albin Kurti dhe njerëzit e tij për  ardhje  të sigurt në pushtet.Rrethanat emergjente si  pasojë e daljes nga lufta e përgjakshme; pamundësive objektive për të përmbushur sa duhet  nevojat e njerëzve në ato kushte dhe një varg rrethanash tjera, krijojnë hapësira veprimi  për mbirjen e strukturave po-puliste me apetite të pangopshme pushteti.  Historia politike është dëshmitarja më kokëfortë e  situatave  të ngjashme, veçanërisht në vendet poskonfliktuale, ku strukturat populiste e kanë më të lehtë manipulimin me masat për qëllime të pastra politike. Në rrethanat opozitariste janë deri diku të kuptueshme sjelljet e subjekteve politike. Diskursi i lartë rreth temave nevralgjike është në domenin politik të opozitës, qoftë edhe për qëllime populiste e ideologjike. Mirëpo mos ndryshimi i sjelljeve  në shumë aspekte  edhe pas marrjes së timonit të pushtetit, është tregues mjaft i qartë, këtu vetëm për reformim demokratik në kuptimin e mirëfilltë të parlamentarizmit nuk mund të flitet. Një subjekt politik i pa reformuar që për  koncept politik servon arrogancën, që jep sinjale  të hapura moniste e që shpërfaq prepotencë të shfrenuar në relacionet qeverisje – të qeverisur, nxjerrë në pah  antitezën demokratike, zhvillimore, parlamentariste … në kuadrin e tendencave për të vazhduar me vallen e vjetër si në kohën kur ishte në opozitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *