Reagon Oda e Infermierëve: Sulme e tilla janë tregues i keq për gjendjen e sigurisë së punonjësve shëndetësor.

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, ka reaguar duke e dënuar sulmin fizik ndaj një infermier në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.“Sulme të tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë tregues i keq për gjendjen e sigurisë së punonjësve shëndetësorë. Tolerimi i këtyre sulmeve që po përsëriten ndaj mantelbardhëve krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen dhe rritë pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror”, thuhet në Komunikatën e Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë. Më tej OIK ka apeluar të qytetarët duke ju bërë thirrje që të kenë mirëkuptim me stafin shëndetësor “dhe në rast të pakënaqësive, ato t’i shprehin përmes rrugëve zyrtare”.“Dhuna asnjëherë nuk është mjet për zgjidhje të problemeve, por vetëmse thellon ato.OIK fton organet e rendit që të zbardhin rastin dhe kryesit e kësaj vepre të marrin dënimin e merituar”, ka përfunduar OIK-ja.“Spitali i Përgjithshëm në Pejë kërkon mbështetjen e gjithë qytetarëve dhe sidomos organeve të sigurisë që rastet e tilla të mos na përsëriten”, kanë përfunduar komunikatën e tyre Spitali i Përgjithshme i Pejës.