Rrëfime për krimet e luftës dhe masakrat në Kosovë ku mori pjesë edhe nënkryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq

                                                 Pjesëmarrësi në masakrën e Mejës dhe shumë masakra në këtë Rajon, Deliq i ka shqetësuar familjarët e viktimave të cilë thonë se ai do duhej dënuar për krime lufte dhe jo të shpërblehet me poste nga Qeveria e Aleksander VuçiqitZgjedhja nënkryetar i Kuvendit në Serbi e gjeneralit, Bozhidar Deliq, i cili me Brigadën e motorizuar “549” ishte pjesëmarrës në masakrën e Mejës dhe shumë masakra në këtë Rajon, i ka shqetësuar familjarët e viktimave. Ata thonë se ushtaraku i Millosheviqit, duhet të dënohet për krime lufte, e jo të shpërblehet me poste nga Qeveria e Aleksander Vuçiqit.Në vendet ku Delliq ka qenë përgjegjës me brigadën e tij e ku janë kryer krime, janë gjetur thika, gëzhoja të plumbave, lidhëse për gjymtyrë e shumëçka tjetër këtu. Dëshmi këto për mizorinë e masakrave në Mejë dhe rrethinë të Gjakovës.Krahas tyre në muzeun personal të Gjokë Sokolit, ruhen edhe gëzhojat e kalibrit të madh të predhave. Bozhidar Delliq me brigadën e motorizuar “549” ishte përgjegjës që kjo zonë të shkrumbohej me artileri të rëndë.Ish-ushtaraku i Slobodan Millosheviqit sipas Gjokë Sokolit, ka pasur rol edhe në masakrën e Mejës, masakër në të cilën ai humbi tre vëllezër, nipin dhe djalin e axhës.“Ky (Deliq) ka marrë pjesë edhe në Mejë edhe në qytetin e Gjakovës edhe flitet që ka marrë pjesë edhe në masakrën e Krushës. Ky është krimineli numër një dhe prandaj e meriton dënimin”, shprehet i mllefosur Sokoli.Gjurmët e të bëmave të Deliqit ende janë në dyert e shtëpisë së Sokolit, pak metra larg vendit ku janë të varrosur shumica e 376 të masakruarve në Mejë.