SHKA “Agimi”organizoi orë letrare në shenjë  kujtimi për piktorin e madh Hamdi Bardhi

Në shenjë  kujtimi  për piktorin e madh  të Prizrenit  Hamdi Bardhi  sot, organizuar nga  SHKA”Agimi”  është mbajtur  një  orë letrare. Me këtë rast poetët  nga  Prizreni dhe  nga  rajoni kanë  lexuar punimet e  tyre, Kurse me këtë rast  piktori  Zef Toqi  për  familjen e  piktorit të paharruar Hamdi Bardhi ka ndarë edhe një mirënjohje  nga   SHKA”Agimi”, Me këtë rast u thanë  fjalë miradie  për njeriun e ditur  të madhin piktor Hamdi Bardhi, ku me kët ërast njëherit  edhe u promovua edhe  një atele e piktorit të cilën e  ka  ngritur  vajza  dhe  familja e  piktorit. Për shkak të pandemisë u zbatuan rregullat e ISHPK. PIktori  Hamdi  bardhi mbete njëra nga  figurat e respektuar të  Prizrenit.Poezi lexuan :Ramije  Ukaj,Salajdin Krasniqi, Fetah Berisha,Arben  Rashkaj,Qazim Thaci, Berat Batiu, e shumë të tjerë. Kurse    familja  me këtë rast  falenderoi  Kadri Skejen , Liman Asllanin si dhe  drejtorinë e  Shtëpisë  Botuese  “Fidani” Berat Batiun për  këtë  organizim  të  bukur ,

Kush ishte  I madhi Hamdi Bardhi ?

          Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Prizren. Akademinë e Arteve Figurative – Drejtimi i Pikturës e kreu në Prishtinë. Pas një pune si mësues në periudhën e pasluftës, Hamdi Bardhi ka ndjekur Shkollën e lartë të Artit Figurative në Beograd. Në vitet e 80-ta ishte Profesor i artit figurative në Gjimnazin e Prizrenit. Më 1991 u pensionua pas 40 vite pune në arsim. Që nga viti 1965 ishte anëtar i Shoqatës së Artistëve të Artit Figurativ të Kosovës si dhe tre here nga 4 vite, është zgjedhur anëtar I kryesisë së SHAAFK–së. Nga viti 1997 ishte bashkëputor i revistes “Fidani” që botohet në në Prizren.

Ekspozitat vetiake

1967, 1972, 1973, 1975, 1980, 1995 – Prizren;

1974 – Beograd, Leskovc;

1975, 1976 – Prishtinë;

1975 – Therandë, Mitrovicë, Pejë, Ferizaj;

1995 – Rahovec;

1996 – Pejë, Prishtinë, Ferizaj;

2000 – Prishtinë, Prizren;

2001 – Galeria e Arteve e Kosovës – Prishtinë;

2004 – Kafe galeria “Hani i Dy Roebertëve” – Prishtinë;

2004 – Kafe galeria “Oda” – Prizren.

Ekspozitat kolektive

1975 – Salloni i Dytë Ndërkombëtar, Banja Llukë;

1975, 1985, 1993 – Bienali i Vizatimit, Prishtinë;

1975 – Arti Bashkëkohor i Kosovës, Podgoricë;

1976, 1977 – Takimet Figurative, Suboticë;

1978, 1980, 1982, 1986, 1988, 1990, 1992 – Salloni Pranveror i Kosovës, Prishtinë;

1978 – Artistët Krijues, Beograd, Paris, Lion (Francë), Shtutgard (Gjermani), Zagreb, Aman (Jordan), Damask (Siri);

1982 – Trienali Ndërkombëtar i Vizatimit, Vrocllav (Poloni), Milano (Itali);

1983 – Ekspozita e Portretit Jugosllav, Tuzëll;

1986 – 40 Vjetori i Lidhjes së Artistëve të Jugosllavisë, Prishtinë;

1998 – Flaka e janarit, Gjilan;

2000 – Simboli i Paqes (90 vjetori i lindjes së Nënës Terezë), Prishtinë;

2000 – Salloni i nëntorit, Prishtinë;

2002 – Ekspozita e Përbashkët e Artistëve Prizrenas, Prizren;

2002 – Salloni i nëntorit, Prishtinë;

2003 – Ekspozita e krijuesve nga Prizreni, Theranda dhe Rahoveci, Rahovec;

2003 – 125 Vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Prishtinë;

2003 – Ekspozitë me rastin e Ditës së Prishtinës, Prishtinë;

2003 – Salloni i nëntorit, Prishtnë;

2004 – Bienali Ndërkombëtar i Vizatimit, Prishtinë;

2004 – Ekspozitë me rastin e Ditës së Prishtinës, Prishtinë;

2004 – Ekspozita Ndërkombëtare për Paqë , Paris;

2005 – Galeria HIBIYA – Ekspozita e 11-të Ndërkombëtare për Paqë, Japoni.

Shpërblimet dhe mirënjohjet

Galeria e Lidhjes së Prizrenit;

Medalja e Argjendë dhe Diploma nga Teknika Popullore e ish Jugosllavisë;

Diploma e Vrocllavit – Poloni;

Plaketa e Artë nga SHKA “Agimi”;

Mirënjohje nga Flaka e janarit-Gjilan dhe Prizren;

Mirënjohje nga SHAFK dhe SHAAK të Kosovës;

Mirënjohje nga Kafe galeria – “Koha”;

Plaketa e Artë nga Kafe galeria “Senati” – Prizren.

Piktori i Vitit – Prizren 2004

/qendrapress,com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.