Sot fillon sezoni i ri në Ligën e Evropës – Milani, Arsenali, Roma dhe Tottenhami fillojnë rrugëtimin drejt trofeut

0

Sot (e enjte) fillon edicioni i ri 2020/21 në garën e dytë ekipore evropiane të njohur si Liga e Evropës.

Sezoni i fundit në Ligën e Evropës ishte mjaft interesant, ndërsa në fund Sevilla u kurorëzua me trofe, pasi mposhti në finale Interin.

Megjithatë, edhe ky sezon pritet të jetë po aq interesant sa i kaluari, pasi shumë klube të mëdha evropiane bëjnë pjesë në këtë garë këtë edicion.sot-fillon-sezoni-ri-ne-ligen-e-evropes-milani-arsenali-roma-dhe-tottenhami-fillojne-rrugetimin-drejt-trofe,Milani, Arsenali, Roma, Napoli dhe Tottenhami janë klubet më të forta që fillojnë garën nga fillimi, ndërsa pas grupeve do t’ju bashkohen edhe disa klube nga Liga e Kampionëve.

Edhe në këtë edicion të gjitha ndeshjet do të zhvillohen të enjteve në dy orare: nga ora 18:55 dhe 21:00. Nga ora 18:55, sot ndeshje do të zhvillojnë Napoli që pret AZ Alkmaarin, Roma që udhëton te Young Boys dhe Arsenali që luan në udhëtim te Rapid Vienna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *