Sot më 3 Prill, bëhen 35 vite që arrestohet e me 6 prill bie për të mos vdekur kurrë Dëshmori i lirisë Xhemajli Berisha
Sot më 3 Prill, bëhen 35 vite nga dita kur punonjësit shqipfolës të UDB, e arrestojnë profesorin dhe atdhetarin Xhemajli Berisha, në vendin e tij të punës, në shkollën ekonomike “Ymer Prizreni”.
Tre ditë më vonë, më 6 Prill 1989, e ekzekutojnë barbarisht dhe e hedhin nga ndërtesa e sigurimit shtetëror serb, duke u munduar ta paraqesin rastin si vetëvrasje. Për 35 vite me radhë ne si familje kërkojmë zbardhjen e këtij rasti, por heshtja institucionale e individuale e akterëve të krimit vazhdon. Vdekja e profesorit Xhemajli atëbotë ishte e rëndë dhe padyshim se pos profesorit u arrestua edhe vëllai i tij po kështu një atdhetar i dalluar Skender Berisha, kështu kjo familje u bë halë në syt e Serbisë, dhe nuk i ndalën kurr dënimet dhe torturat ndaj kësaj familje atdhetare. Profesor Xhemajli Berisha, ishte i dalluar në idealin tij dhe asnjëherë nuk u dorëzua pa asnjë tutorizmi sllav. Ishte një idealist që mbi të gjitha e donte dhe nderonte bashkimin e atdheut , për të cilën shpesh thoshte jeta është asgjë, por mbi të gjitha është Shqipëria dhe liria e plotë e Kosovës. Ne edhe 35 vite pas ende nuk po e bëjmë realitet një kërkesë të profesorit, Kjo ndoshta me fajin e zhvillimeve globale apo politikave ndërkombëtare, por së pari shqiptarët duhet të jene një e pas kësaj vije edhe bashkimi,Të shpresojmë se ideali i profesor Xhemajli Berishës heret a vonë do të bëhet realitet//QendraPress.com/