Kryetari i komunës së  Prizrenit, Shaqir Totaj dhe stafi i tij, sot, ka  pritur Ambasadorin e Austrisë në Kosovë.

               Kryetari i komunës së  Prizrenit, Shaqir Totaj dhe stafi i tij, sot, ka  pritur Ambasadorin e Austrisë në Kosovë,  Georg  Schnetzer, ku pas një  bisede  të  gjatë bashkarisht, kryetari Totaj  tha se sot, pata privilegjin ta pres  ambasadorin e   Austrisë  dhe  kemi bashkëbiseduar për shumë tema  të rëndësishme  pasi që  ne ke mi pasur një  bashkëpunim edhe  të mëhershëm me ADA që vepron e punon në  projekte të ndryshme në  Prizren. Pastaj kemi bashkëbiseduar edhe  për  bashkëjetesën   që ka  ky qytet si dhe deversitetin kulturor që  Prizrenin e dallon   nga  qytete tjera, Ky takim ishte  shumë i përzemërt dhe pasi që tashë jam edhe nënkryetar i Partisë  keni trajtuar edhe tema nacionale.  

Kurse në pyetjen tonë se  është kryetari Totaj apo Prizreni shkas  që  ka kaq shumë vizita ambasadorësh keni. Kryetari  me modesti tha se  është  Prizreni arsyeja  që  vijnë  shumë ambasadorë. Derisa  Ambasadori Sshnetzer, tha ae  destinacioni i parë pas Prishtinës është  Prizreni dhe unë  sot, para rastin ta takojë kryetarin dhe kemi bashkëbiseduar  për shumë tema si kulturore  arsimore  etj , Ne  e mbështesin  festivalin ‘’Dokufest ‘’ por  kemi bashkëpunim edhe me  Universitetin e Prizrenit dhe këtë  bashkëpunim edhe në të ardhme do a shtojnë   tha ai kur e pyetëm se çka  presin  në të ardhmen Prizreni  në  bashkëpunim me  qeverinë austriake.