Sot priten reshje bore në Kosovë

0

                              Prishtina Weather ka njoftuar se në ditët e ardhshme do të jetë më ftohtë, me shi dhe në vise malore do të bie borë. Edhe fundjava pritet të jetë me vransira, derisa temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë.Në ditët e ardhshme, pas një pushimi, sërish rikthehen të reshurat e shiut, ku ditën e enjte do të jenë më të përqendruara në jug dhe lindje të vendit. Reshje të borës do të kenë në zona malore, por me rënie të temperaturës borë mund të bie edhe në vise prej 700-1000m lartësi mbidetare. Do të fryjnë edhe era të ftohta nga verilindja.Të dënuarit i pezullohet ekzekutimi pas kërkesës së çuditshme – Gazeta Exp…Paska qenë e thjeshtë ja teknologjia që redukton rrudhat e ftyrës
Ftohtë e kryesisht vranët do të mbajë edhe ditën e premte dhe në fundjavë, me mundësi për riga lokale shiu, derisa në vise malore me borë. Tek nga dita e hënë vransirat fillojnë të shpërndahen, e nga mesi i javës së ardhshme pritet të ketë më shumë diell.Qarkullimi ajror si dhe të reshurat në ditët e ardhshme pritet të shpërndajnë ndotësit ajror, të mbledhur nga dita e djeshme, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.14.10 – Më ftohtë, kryesisht vranët, me reshje të dobëta shiu, më të përqëndruara në jug dhe lindje të vendit. Në vise malore edhe borë, e me rënie të temperaturës borë mund të ketë edhe në zona prej 700-1000m lartësi mbidetare.

15.10 – Ftohtë e me erë dhe kryesisht vranët, kohëpaskohe me riga lokale shiu, e në vise malore me borë.

16.10 – Kryesisht vranët me mundësi edhe për riga lokale shiu.

17.10 – Kryesisht me vransira. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

18.10 – Kryesisht me vransira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.Temperaturat minimale luhaten nga 3C-6C, e maksimale në rritje graduale nga 6C deri në 13C në fundjavë.Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja e veriu 5-14m/s.Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e nga mesi i javës me tendencë të rritjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *