Të jesh kontributdhënës është dhunti, aftësi, humanizëm, bamirësi, emocion kënaqësie-Shkruan:Lule ALIDEMA Psikologe klinike

Të jesh kontributdhënës është dhunti, aftësi, humanizëm, bamirësi, emocion kënaqësie

(dhuntia vjen me lindjen e njeriut e nuk mësohet)

      Tema të llojllojta mbase edhe nga ato që bazohen nga përvojat e mia prej që e mbajë mend veten.  Dhe po, edhe kjo temë bazohet te përvojat e mia.

Të japësh kontribut diku është më tepër instinktive ashtu siç e thashë është dhunti, është nxitje, është shtytje mendje dhe atë pa llogaritur fitimet apo edhe humbjet personale.

Them humbjet se për shumë hera ka ndodhë që kontributi im është edhe keqpërdor nga njerëz mosmirënjohës sidoqoftë ata e dinë edhe nëse duan ta harrojnë.

Është e pamundur dëshira për ti harruar ngjarjet apo emocionet e mira apo të kqija që dikush na dhuroi.

Mund të mos i mbajmë në kujtesë por gjithsesi se gjatë jetës do të ndeshemi ose me situatë të njëjtë ose me të kundërt sa të na kujtohet.

Nuk fshehët sikurse nuk as nuk humbet e asgjësohet asgjë nga memoria e njeriut por, tjetër që nuk ta thotë.

Pse nuk ta thotë janë faktorët tjerë të shumtë psikologjik (herë tjetër e sqaroj këtë pjesë).

Kur them është dhunti nënkuptoj se personi që jep kontribut ai jep për kënaqësinë e vet, me një fjalë kontributi i dhënë e përmbushë emocionalisht më shumë se çdo vlerë monetare tjetër.

Dhe, kur njeriu jep kontributin e tij nga nxitja e mendjes pa paramendim e kuptueshme se me kohën e harron çfarë kontribuoi e për kënd kontribuoi.

Por, janë një pjesë e njerëzve që nuk e harrojnë kurrë kontributin apo të mirën që iu bëre dhe qoftë edhe pas 30/20/10 viteve do të janë falënderues.

Ngjashëm dhe mua më ndodhi para 4 ditëve.

Shumë shpesh më ndodhë kur njerëzit që iu paskam ndihmuar dikur të ma kujtojnë se si e sa iu paskam ndihmuar.

Rasti më i freskët ishte siç e thashë para 4 ditë kur një zonjë ma kujtoi se kur paskam qenë 20 vjeçe si iu paskam pas ndihmuar në familjen e saj.

Familja e saj asokohe paskan qenë në krizë ekonomike pavarësisht se i burri saj ishte shumë punëtorë por punë nuk kishte pasur. (Ishte ajo periudha kur filluan privatizimet e disa ndërmarrjeve dhe shumë familje u ndeshën me kriza ekonomike, besoj e kujtoni atë kohë).

E asokohe unë ia paskam preferuar dikujt punën e këtij zotëriut dhe që aty kishin pas lidhur bashkëpunimin e punës.

Nga mjetet e fituara të kësaj pune (me referimin tim) familja paska dalë nga kriza ekonomike (familje me shumë fëmijë) dhe me ato mjete plus zotriu kishte blerë mjetet e nevojshme më të sofistikuara për ta rritur veprimtarinë e tij të punës.

Veprimtaria e tij në punë dita ditës veçse ishte rritur me të madhe e derisa sot kjo familje numërohen në radhën e familjeve të pasura në vend.

Por, pikënisjen për arritjen që paskan sot e dinë se e paskan nga referimi im atëherë.

Sa kënaqësi!

Zonja mund të mos më tregonte mbase unë as nuk e dija ecjen e mëtejme përtej referimit por zonja ishte mirënjohëse dhe vërtetë më bëri të ndihem jashtëzakonisht mirë që ishte edhe sot po kaq mirënjohëse e falënderuese.

E pra e dalloni se një ndihmë e vogël mund të bëhet ndihmesë shumë e madhe.

Kontribut i madh mund të jetë edhe një fjalë, një referim, një ide, një motivim, një stimulim etj, etj…marrë nga FB.transmeton/www.QendraPress.com/