Thaçi bisedon me të dërguarin e BE-së, Lajçak: Kosova e përkushtuar në dialogun me Serbinë, që çon në njohje reciproke

0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një diskutim me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Thaçi gjatë këtij diskutimi me Lajçak tha se Kosova është e  përkushtuar për procesin e dialogut që çon në njohje reciproke, si mënyra e vetme për të siguruar paqen afatgjatë në rajon dhe që do të përshpejtonte procesin e integrimit në BE.

 “Përsërita se Kosova është e përkushtuar për procesin e dialogut që çon në njohje reciproke, si mënyra e vetme për të siguruar paqen afatgjatë në rajon dhe që do të përshpejtonte procesin e integrimit në BE”, shkruan Thaçi në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *