Togeri Bytyçi jep sqarime  lidhur me vdekjen e dyshimtë në Prizren, nisin hetimet

             Zëdhënësi I Policisë  Rajonale  togeri Shaqir Bytyçi per Rtv ‘’Besa’’ sqarin se ‘’  Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar më 23 prill në Prizren.

Sipas informacioneve zyrtare, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Këtë  raste e ka  raportuar pronari i banesës, pasi aty I ndjeri I vitlindjes  1989 ka vdekur.pai ishet  duke  banuar aty.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prizren / 23.04.2026-NN. Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, konfirmon   zëdhënësi i Policisë  Rajonale  togeri Shaqir Bytyçi