Totaj;-Përkundër sfidave buxhetore Komuna e Prizrenit , sot kemi përmbyllur hartimin e projektbuxhetit për vitin 2027

Përkundër sfidave buxhetore me të cilat po përballet Komuna e Prizrenit padrejtësisht, sot kemi përmbyllur hartimin e projektbuxhetit për vitin 2027, pas një procesi të gjerë të konsultimit me qytetarë, OJQ, shoqata dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Ky projektbuxhet pasqyron kërkesat dhe propozimet e komunitetit si dhe punën e përkushtuar të administratës komunale për t’i adresuar nevojat e prioritetet e qytetarëve.
Sot ia dorëzova projektbuxhetin Kryesuesit të Kuvendit Komunal, Simir Krasniqi, i cili do të vijojë me procedurat ligjore për shqyrtimin dhe miratimin e tij. Pas miratimit nga Kuvendi Komunal, dokumenti do të publikohet në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, në përputhje me parimet e transparencës dhe informimit të qytetarëve.Vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi e në funksion të nevojave dhe interesit të qytetarëve të Komunës së Prizrenit