Totaj pret përfaqësuesit e IKD-së, diskutohet nisma qytetare për ndryshimin e Kodit Penal

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj dhe Festim Gërguri, me të cilët ka diskutuar për nismën legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, Totaj është informuar për ecurinë e kësaj nisme, procesin e mbledhjes së nënshkrimeve dhe aktivitetet e zhvilluara deri më tani.
“E vlerësoj këtë nismë dhe angazhimin e IKD-së në promovimin e drejtësisë dhe forcimin e mekanizmave qytetarë për adresimin e çështjeve me interes publik”, është shprehur Totaj