U gjet në ujërat e një pishine në Ferizaj, nëntë vjeçarja vdes në QKUK

0

      Një vajzë e moshës nëntë vjeçare nga Ferizaj, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Vajza tashmë e ndjerë, gjatë pasdites të së enjtes, është gjetur në ujërat e njërës prej pishinave të kësaj komune.

Nuk dihet saktë periudha e qëndrimit të saj në ujë, por Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Mehmedali Hajdini për Insajderi.com, ka thënë se pas nxjerrjes nga uji, asaj i është dhënë ndihma e parë nga një mjek i cili kishte qëlluar rastësisht në pishinë.

Fillimisht nëntëvjeçarja ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, por më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga dhe policia është njoftuar se ajo nuk ka arritur të mbijetojë. /Insajderi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *