Veteranë, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë në Marshin përkujtimor, në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova”.

Qindra të rinj e të reja, veteranë, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë u bashkuan sot në Marshin përkujtimor, në nderim të dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.
Me respekt të veçantë për secilin pjesëmarrës, marshuam nga Bajraku i Luzhnicës, vendi i rënies së Komandant Kumanovës, deri te Memoriali i Dëshmorëve në Kleçkë dhe te Shkronjat e UÇK-së, ku dhuruam gjak në shenjë solidariteti dhe respekti.
Në emër të Këshillit Organizativ, ju shprehim falënderimin tonë të përzemërt të gjithë pjesëmarrësve, veteranëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve, të rinjve, qytetarëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova” dhe të gjithë dëshmorëve të kombit/QendraPress/