Vidal te Interi, ka marrëveshje mes klubeve

0

    Sky Sport Italia shkruan se Arturo Vidal do të jetë në Itali nesër (e diel) për testet mjekësore te Interi, pasi klubet ka rënë dakord për transferimin e tij për 1 milion euro, njofton Insajderi.

Barcelona dëshiron që të lirojë mesfushorin dhe për këtë ka pranuar që të paguhen vetëm 1 milion euro, plus disa bonuse.

Vidal pritet të fluturojë nesër, ndërsa teste mjekësore do të kryhen të hënën, kur më pas do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare.

Antonio Conte e kishte kërkuar një ribashkim me ish-yllin e Juventusit që kur mori detyrën te Interi.

Në të njëjtën kohë, Interi do të bëjë vend për pagën e Vidal, pasi do ta lirojë Diego Godinin të kalojë te Cagliari javën tjetër.

Edhe Sportitalia e konfirmon marrëveshjen, por sipas tyre Vidal pritet të vijë të mërkurën në Milano.

Kontrata e 33-vjeçarit me Barcelona do të skadonte në qershor 2021 dhe ai nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit të ri Ronald Koeman

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *