Vranësira e intervale me diell sot, temperaturat deri në 24 gradë

                    Vranësirat fillojnë të shtohen nga orët e mëngjesit të ditës së martë. Nuk do mungojnë edhe intervale me diell. Më vonë në mbrëmje të reshura shiu shtrihen nga pjesë perëndimore të vendit, e gjatë natës edhe në pjesë tjera, ku lokalisht mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 7C, ndërsa gjatë ditës mbesin ende të larta deri në 22C e 24C, njofton Prishtina Weather.Vranësirat dominojnë ditën e mërkurë, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë lokale shiu. Të reshura shiu paraqiten mëngjesin e së enjtes, derisa gjatë ditës do të ketë intervale me diell.Kushtet për shi rikthehen sërsih të premtën mbrëma, për të vazhduar edhe ditën e shtunë. Temperaturat pësojnë rënie të lehtë në 18C e 20C, derisa të shtunën edhe në 16C.