19 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, janë shëruar 721 pacientë në Kosovë si pasojë e koronavirusit.

0

Viktimat janë nga mosha 52 vjeç më i ri e deri te më i moshuari 78 vjeç. Në Komunën e Prizrenit dhe atë të Gjilanit janë nga katër të vdekur.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ky është numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i rasteve pozitive është 33.588 raste nga 129.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 904 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 721 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.191.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *