E diela me shkrimtarin:Sabit Rrustemi

0

Premierë mesnate …

NË GJAK KA DASHURINË

____________________________

Në kopshtin e kësaj zemre

ngjitas meje sythoi

e çeli

Një botë me aromë plot

ma dhuroi

Erërash sa herë u shkund

a shirave kur u qull

imja dorë iu gjend pran

dhe ky trup

Mushkëritë e mia

petaleve të saja marrin frymë

si vetë imja jetë

Ditënetëve

sytë në të më mbesin

e një mal ëndrrash

pas shpirtit të saj shpërfaqen

Shpesh ia shprush rrënjët

shtatin ia drejtoj

e ia shuaj etjen

Dora ime

si flutur lëshohet mbi të

dhe buzët e mia

Lehtas dhe pa fjalë

ajo hapet ngadal

e dashur dhe plot mallë

Një shtresë borë s’ e trembë

As këto ngrica janari

Po u tha

prapë mbinë

në gjak ka dashurinë

Këtu e kam para syve

s’ e tremb as bora

lulen e jetës sime

( 9 – 10 janar 2021 )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *