Kryetari Totaj,fton në protestën e 1 shtatorit

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, fton në protestën kundër përpjekjeve të Qeverisë aktuale të Republikës së Kosovës për cenimin e buxheteve të komunave, centralizimin e kompetencave dhe marrjen e tërësishme të pronave, pasojat e të cilave prekin drejtëpërdrejtë shërbimet dhe interesat e qytetarëve. Ai ne faqen e tij elektronike shkruan.
‘’Të nderuar qytetarë,
Më 1 shtator, Komunat e Kosovës protestojnë kundër përpjekjeve të Qeverisë aktuale të Republikës së Kosovës për cenimin e buxheteve të komunave, centralizimin e kompetencave dhe marrjen e tërësishme të pronave, pasojat e të cilave prekin drejtpërdrejt shërbimet dhe interesat e qytetarëve.
Ju ftoj edhe juve t’i bashkoheni kësaj proteste për t’i thënë STOP destruktivitetit dhe cenimit të komunave!
MOS UA MERRNI KOMUNAVE ATË QË I TAKON QYTETARËVE!!!
Prishtinë, sheshi para ndërtesës së Qeverisë
1 shtator 2026
11:00 ‘’ shkruan kryetari Totaj.