Njeriu që para 1 viti u prezantua nga Kurti, sot aderon në PDK

0

Ish-zyrtari i Vetëvendosjes, Flamur Maloku, sonte ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.Kështu ka bërë të ditur PDK përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i PDK-së:

Programit të Rimëkëmbjes iu bashkua edhe ligjëruesi universitar Flamur Maloku.Mirëseardhje në PDK i uroi kryetari dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj.Me bagazhin e tij intelektual si studiues i letërsisë dhe autor i disa librave poetikë, i cili është shpërblyer me disa çmime për vepra letrare, Maloku është vlerë e shtuar për Partinë Demokratike të Kosovës.Po ashtu, Flamur Maloku si vëlla i dy veteranëve të UÇK-së, vjen nga një familje atdhetare për të përmbushur planin tonë për rimëkëmbje kombëtare.Mirë se vjen në shtëpinë tonë të madhe politike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *