Tragjike: Vdes një 29 vjeçare, u godit nga një veturë

0

Ka vdekur një 29-vjeçare e cila u godit nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit.vLajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.“Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emergjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J , 29 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Aktualisht hetuesit e njësitit të trafikut rrugor kanë nisë një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *