Haradinaj përgëzon ministrin Likaj për marrëveshjen me SBASHK

0

Ministria e Arsimit dhe SBASHK-u sot kanë arritur marrëveshje, ku sipas saj do të paguhet edhe paga e 13-të për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke filluar nga viti 2023.Këtë hap e ka quajtur shumë të rëndësishëm kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherësh kandidat për president Ramush Haradinaj.Ai tha se arritja e marrëveshjes ka një rëndësi të veçantë për procesin arsimor në Kosovë.

‘Te dashur nxënës, prindër e arsimtarë,

Lajm shumë i mirë përmbyllja me sukses e negociatave mes SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit.Arritja e marrëveshjes ka një rëndësi të veçantë për procesin arsimor në Kosovë, në të gjitha nivelet. Është kohë kur na duhen marrëveshjet dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të gjitha sferat, në mënyrë që ta tejkalojmë krizën aktuale që na ka prekur të gjithëve’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.Më tej Haradinaj ka thënë se shumë shpejt do të zgjidhet edhe çështja e mjekëve dhe personelit mjekësor.

‘Së shpejti do zgjidhet edhe çështja e mjekëve dhe personelit mjekësor, ashtu siç ishte e paraparë me Ligjin e Pagave.

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=2870612&v=2.1&guid=b7c1f206ccd040798da722be3be6b94bba07c3601ad84703ae05067a2e9ce44d Përgëzoj ministrin e Arsimit, z. Ramë Likaj, për angazhimin e tij të palodhshëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje’, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *