Pas rritjes së rasteve me COVID-19, Ministri Latifi viziton Klinikën Infektive

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka vizituar mëngjesin e sotëm Klinikën Infektive në QKUK ku me ekipin kujdestar të 24 orëshit të fundit bisedoi për pacientët që po trajtohen aty.Në një postim në Facebook të MSH-së theksohet se Latifi së bashku me drejtorin e SHSKUK-së Valbon Krasniqi dhe drejtorin e Klinikës Infektive Arben Vishaj, biseduan për organizimin e punës në frymën e rritjes së rasteve me COVID-19, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Po ashtu, u diskutua edhe për gatishmërinë për t’u ballafaquar në rast të rritjes së rasteve.“Ai u informua për numrin e rasteve që kanë marrë trajtim gjatë 24 orëshit të fundit dhe ecurinë e tyre”, thuhet në njoftimin e MSH-së.