Çaste poetike nga poetja;Mimoza PULAJ

Edhe pse kërkon

—————————–

Me pëlqen

marria e gjallë,

o frymë e rrëmbyer!

Edhe pse kërkon

të fshihesh

si mister,

po të pres…

Si flokë dëbore

të biesh.

—————–

Jam formula dhe rruga,

o bija të vogla

të dritës!

Për të më gjetur, ecni të lira.

Pa ngarkesë.

Dashurinë e sjell unë.