E diela e 7 poezive dhe 7 poeteve: Mimoza Çekiçi Rista

SYTË

————————-

U zgjova…

Vetmia bën rrëmujë flokët e mi,

ndërsa temperaturat e larta

luajnë me orët e ditës,

si drita e hënës me trëndafilat e gërmuqur.

Të mpira gjymtyrët këtë mëngjes,

si një anije e ardhur nga larg,

që dremit në limanin më të afërt.

Pesha e stinës me emrin mall

shkund pyllin që buis brenda meje.

Sytë e tu

djegin zjarret e verës

Në gishtin e bronztë të vjeshtës

e verdha lidh fjongon…