Prokuroria e konfirmon: Mbetjet mortore që u gjetën në Novëbërdë janë të Bedri Rexhepit
Prokurori Armend Hamiti e ka konfirmuar se mbetjet mortore që u gjetën në Novëbërdë janë të Bedri Rexhepit i zhdukur nga data 9 prill, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Ai tha se për këtë rast ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave.Prokurori Hamiti bëri të ditur se motivi i vrasjes është për përfitime materiale, përkatësisht shumës prej 30 mijë eurove që të akuzuarit besonin se viktima i posedon. “Dje gjatë ditës kam informuar familjarët e viktimës, se mbetjet mortore i përkasin viktimës Bedri Rexhepi. Nga sigurimi i të gjitha provave kam arritur të ngre aktakuzë ndaj dy personave në lidhje me këtë rast. Motivi i kryerjes së këtyre veprave penale, për fat të keq është i ulët. Sipas hetimi tonë që ka zgjatë rreth 18 muaj rezulton se vrasja ka ndodhë për përfitim material, shumë prej 30 mijë erove, që të akuzuarit besonin se viktima i posedon”, tha ai në një konferencë për media. /Reporteri.net