Pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, flet drejtori i Policisë

0

Në një video të publikuar nga nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakpi shihen forcat e xhandarmërisë serbe para restoranit “Oxygen” në fshatin Karaçevë që gjendet në zonën kufitare.

    E lidhur me këtë ngjarje është deklaruar edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, shkruan Reporteri.net.

     Qalaj për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka thënë se nuk dihet nëse xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës.

“Është e vërtetë, ka pasur lëvizje por nuk mund të themi se ka qenë në territorin e Kosovës, sepse atë pjesë e kontrollon KFOR-i”, tha shkurt Qalaj për Reporterin, derisa ka shtuar se së shpejti lëshojnë një komunikatë për medie me sqarime. /Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *