Pas Kosovës, edhe Shqipëria nis ekip të kërkim-shpëtimit në Turqi

       Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se 53 trupa të skuadrës shqiptare të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetsore janë nisur për në Turqi, pas tërmetit.Rama tha se ekipi është nisur drejt Turqisë në një mission solidariteti vëllazëror përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate.“Një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore, bashkë me mjetet e nevojshme u nisën drejt Turqisë mike, në një mision solidariteti vëllazëror përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate, për të bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik”, tha Rama, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Kujtojmë se edhe Kosova, pas autorizimit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nisur trupat e FSK-së për t’i dalë në ndihmë autoriteteve turke pas tërmetit që la të vdekur mbi 2 mijë e 700 njerëz.Ndërsa, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur në të gjithë Turqinë një javë ditë zie.