Renovime të tërsishme në Shkollën e Lubinjës së Poshtme

o vazhdojnë punimet në SHFMU “25 Maji” në Lubinjë të Poshtme, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe personelin arsimor.

Në kuadër të punimeve janë vendosur dyer dhe dritare të reja, është izoluar kulmi, është fasaduar objekti me stiropor, është realizuar drenazhimi dhe izolimi i themeleve si dhe janë ndërtuar trotuare përreth shkollës.

Vazhdojmë të investojmë në shkollat tona, sepse fëmijët meritojnë ambiente të sigurta, moderne dhe të përshtatshme për mësim.