Koalicioni i Ramushit me Albinin kundër lëvizjes së Kosovës,për lëvizje të lirë/Shkruan;Luan LUSHAJ

                          Ramush Haradinaj në seancën e kuvendit, mu si në protestat sulmuese kundër institucioneve të shtetit pët ti ndalur “demarkacionin” e “zajednicën” që e merte në mbrojtje Albin Kurtin, sot doli se prapë në mbrojtje të Kurtit rreth “zajednicës” dhe Planit feanko-gjerman, me qëndrimin politik se duhen pranuar. 

Kjo po që është vetëvrasje. 

Drafti që po prezanton Albin Kurti, nuk është asociacioni i lejuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës por “alternativë e re”, që e ideoi qeveria Kurti, pas 14 Shkurtit, “ditës së çlirimit” të neokomunistëve surrojan. Kurse Plani franko-gjerman, pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, as detyrimin të heq nga Kushtetuta, e kthen Kosovën brenda ofertës së Millisheviçit, “më shumë se autonomi, e më pak se pavarësi”. 

“Koalicioni i Ramushit me Albinin kundër lëvizjes së

Kosovës drejtë lirive shtetërore dhe liberalizimit të lëvizjes së qytetarëve rezultojë me izolim nga Evropa deri në vitin 2024! 

Kjo tendencë për një amalgamë të re, do të duhej të dërgonte në harresë politike krejt autoret dhe përbërsit e amalgamës”!

Këto janë elemente të reja por që po më frikësojnë, për ardhmërinë e Republikës së Kosovës.

/www.QendraPress.com/