Të shtënën të gjitha rrugët qojnë në Prishtinë.

Të shtunën, më 12 shtator, në Prishtinë më moton’’Kosova pret’ oraganizohet Marshi për Liri në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve tanë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli ,Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Kështu tashmë siç duket e shtuna ka rrugën një drejtimshe drejt Prishtinës. Prizreni siq bëjnë të njohur ka organizuar shkuarjen në Prishtinë me autobusë , pos atyre që shkojnë me atomjetet e tyre
Nisja e autobusëve nga Prizreni: fillon nga ora 10:30 nga këto pika të nisjes:
Gjonaj (My Market).Parkingu te Qendra Sportive “Sezai Surroi”. Stacioni i autobusëve
Parkingu i ETC-së , nga Zhuri te qendra. Andaj, Marshi për Liri, në orën 14:00, në Sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë. Mirëpo,që të jetë sa më madhshtor. Kurse në komunikatën e PDK-së Dega në Prizren thuhet se ‘’Ardhja e çlirimtarëve është ditë historike dhe e shumëpritur për të gjithë ne. Prandaj, më 16 shtator, ta festojmë së bashku, ashtu siç e kemi traditë, me krenari, mirësjellje, dinjitet dhe respekt për vendin tonë.
Le të kujdesemi që kjo ditë e veçantë të mbetet e tillë. Të mos biem pre e asnjë provokimi eventual, por të ruajmë qetësinë dhe unitetin tonë, në mënyrë që asgjë të mos e zbehë emocionin dhe gëzimin e mikëpritjes së heronjve tanë. 16 shtatori le të jetë ditë e krenarisë, bashkimit dhe respektit për çlirimtarët! Liria ka emër! E kjo besohet do të vërtetohet nesër ku pritet të jetë e gjithë Kosova aty.